BREAKING NEWS :
Home » , , , » Te biesh nga pesha, merr monedha ari

Te biesh nga pesha, merr monedha ari

Written By Unknown on Saturday, July 20, 2013 | 10:34 AM


Qeveria e Dubait do t’i paguaj shtetasit e vet me ar, nëse ata humbin peshë. 

Kjo ofertë është pjesë e fushatës qeveritare për të luftuar mbipeshën, që është në rritje e sipër si fenomen në emirate.

Sfida 30 ditëshe për humbje të kilogramëve është lancuar të premten, dhe koincidon me muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjërojnë tërë ditën.

Shumë njerëz hanë tepër ushqim pas iftarit, që mund të shtojë jashtëmase peshën e tyre, shumë më lartë sesa periudhës jashtë Ramazanit.

Garuesit të cilët regjistrohen nga e premtja mund të largohen me nga një gram ari, që në fillim të garës, lajmëroi autoriteti civil i Dubait, si pjesë e nismës “Pesha e juaj në ari”

Garuesit “në dietë” mund të fitojnë monedha ari që vlejnë 20,000 dirham apo $5,400.

Pjesëmarrësit duhet të humbin minimum 2 kilogramë, për t’u kualifikuar në këtë garë./Eklips-Media/
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media