BREAKING NEWS :
Home » , , , , » Kanye West rreh paparacin, e ben per spital

Kanye West rreh paparacin, e ben per spital

Written By Unknown on Saturday, July 20, 2013 | 10:32 AM


Ndihmës mjekësit janë thirrur në vendngjarje, pasi Kanye West u përlesh me një fotograf në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, të premten. 

36-vjeçari, i cili sapo është bërë baba, pas fëmijës së lindur nga Kim Kardashian, është përfshirë në një grindje me fjalë me një paparac, i cili u soll në një mënyrë disi agresive, sipas TMZ.



Ai raportohet të ketë lënë terminalin me një bodyguard dhe i rrethuar nga të paktën 5 paparacë.



Fotografi i kishte bërë disa pyetje, pavarësisht se Kanye i kërkoi atij të mos e merrte në intervistë. Kanye akuzohet se ishte përpjekur t’i jepte disa goditje me grusht, duke e rrëzuar fotografin në tokë, sipas uebsajtit.



Ndihma mjekësore dhe policia u thirrën menjëherë në vendngjarje dhe fotografi është larguar me ambulancë, ndërsa Kanye - si pa të keq - u largua me bodyguard-in e tij me makinën e tyre.





Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media