BREAKING NEWS :
Home » » Lezhe, hapen te gjitha kutite

Lezhe, hapen te gjitha kutite

Written By Unknown on Saturday, July 20, 2013 | 10:27 AM


Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vijon rinumërimi i të gjitha votave të qarkut të Lezhës, proces i cili ka nisur që në orët e paradites dhe që deri tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim rezultati. 

Pas vendimit të një dite më parë për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ ka ngritur 8 grupe numërimi me nga dy anëtarë.

Nga numëerimi i deritanishëm rezulton se nuk ka patur asnjë mospërputhje rezultati dhe se janë gjetur vetëm disa vota me gabime që konsiderohen si njerëzore dhe që nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës./Eklips-Media/
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media