BREAKING NEWS :
Home » , » Greqi, vritet shqiptari i arratisur

Greqi, vritet shqiptari i arratisur

Written By Unknown on Sunday, July 21, 2013 | 3:28 AM


Policia greke ka vrarë një tjetër prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallës. Marian Kola është vrarë nga policia në fshatin Frosina në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. 

Gjatë operacionit të policisë ka mbetur i plagosur edhe një oficer. Tashmë policia është vënë në kërkim të shqiptarit tjetër të arratisur nga burgu, Ilir Kupa.

Burime policore thanë se për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ai ka, forcat policore janë urdhëruar të qëllojnë menjëherë sapo të kërcënohen. Burimet sqaruan se Marian Kolës iu gjetën në trup sasi parash, armë dhe municione.

Trupi i tij do të dërgohet në spitalin e Janinës, ku dhe do të ekspertohet e në vazhdim do të dërgohet në Shqipëri pranë famijes së tij.

Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars të këtij viti në orët e para të mëngjesit. Të gjithë ishin të dënuar për grabitje dhe vjedhje.

Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media