BREAKING NEWS :
Home » » Samsung, per here te pare konference per zhvilluesit

Samsung, per here te pare konference per zhvilluesit

Written By Unknown on Tuesday, July 23, 2013 | 7:34 AM

Konferenca e parë e zhvilluesve të Samsung-ut (Samsung Developer Conference) do të organizohet në San Françisko në tetor të këtij viti.
Lajmi u konfirmua nga vetë kompania ditën e hënë. Sipas Samsung, konferenca do të zhvillohet në Westin St. Francis Hotel nga data 27 deri 29 tetor.
Gjatë ditës së hënë, Samsung ka publikuar në internet një faqe ku zhvilluesit dhe pjesëmarrësit mund të regjistrohen përmes e-mailit. Detajet e plota mbi regjistrimin do të bëhën të ditura në vazhdim të verës.
Samsung është shprehur për mediat se konferenca do të jetë "cross-platform" dhe "cross-product", me një fokus kryesor në pajisjet elektronike të përdorura në dhomat e ndenjes, tek mjetet e Samsung-ut dhe SDK-të. Këtu përfshihen nga smart TV dhe Blu-ray players tek laptopët, smartfonët, tabletët e kamerat.
Gjatë vitit të kaluar, kompania filloi të punonte fuqishëm me integrimin e produkteve me njëra-tjetrën. Për shembull, Galaxy S4 ka karakteristika të veçanta që punojnë vetëm me setet 2013 Samsung Smart TV. Pajisje të tjera që integrohen me njëra-tjetrën janë linja e notebook-ëve. ATIV Book 9 Lite ka një veçori të quajtur SideSync që u mundëson përdoruesve që kanë Galaxy S3, Galaxy S4 ose Galaxy Note të aksesojnë lehtësisht të dhënat e telefonit të tyre nga një PC dhe anasjelltas. Kompania është shprehur për mediat se grupet e punës së notebook-ëve dhe atyre mobile kanë filluar të punojnë me njëra-tjetrën.
Gjatë dekadës së fundit, suksesi i integrimit të pajisjeve me njëra-tjetrën i ka takuar Apple. Duke marrë parasysh këtë shkas, nuk vjen aspak e papritur kjo lëvizje e Samsung-ut. Të shohim se cilat do të jenë reagimet e zhvilluesve gjatë konferencës.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media