BREAKING NEWS :
Home » » Lulzim Basha kryetari i ri i PD

Lulzim Basha kryetari i ri i PD

Written By Unknown on Tuesday, July 23, 2013 | 4:29 AM


Partia Demokratike ka sot kryetarin e ri të saj, që do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Ai është Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka marrë një rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë. 

Nga Partia Demokratike nuk ka ende një deklaratë zyrtare, pas përfundimit të procesit të numërimit të 41 mijë e 360 votave, proces që përfundoi rreth orës 9.30 të mëngjesit.

Por sipas informacioneve paraprake, Top Channel ka siguruar rezultatet jozyrtare te votimit per kryetar te Partise Demokratike.

Ky rezultat thote se Lulzim Basha ka fituar 32 mije e 930 vota, ndersa Sokol Olldashi 8060 vota. Nje dite me pare, pasi votoi vetem 
10 minuta perpara mbylljes se procesit, zoti Olldashi beri kritika te forta qe lidheshin me identifikimin e votes dhe listat e votuesve. 


Sipas tij, pervecse shume demokrate kishin mbetur pa votuar, per shkak te listave te mangeta, ne Tirane, ishin shtuar rreth 2500 emra.

Zoti Olldashi nuk pranoi t'i pergjigjej pyetjes, nese do ta njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Zoti Olldashi nuk ka bere ende asnje deklarate, por pritet ta beje kete pak me vone. Te njejten gje, besohet se do te beje edhe zoti basha, por ndryshe nga zoti Olldashi, ai do te mbaje nje fjalim fitoreje.

Berisha: Basha, historia jonë e suksesit 

I vetmi qe ka reaguar deri tani eshte ish-kryetari i kesaj partie. Sali Berisha, ne nje konference per media deklaroi se Basha është historia e vërtetë të suksesit të Partisë Demokratike. Berisha, ndërsa bëri një CV të Bashës, vlerësoi arritjet e kreut të ri të PD, në kohën e funksioneve të ndryshme politike që ai ka patur dhe ka në politikë.

"Uroj zyrtarisht kryetarin e ri të PD. Basha përmbushi me sukses cdo detyrë që iu ngarkua. Votimi dhe zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, mund të vlerësohet si një fillim i shkëlqyer i një fillimi të ri", tha Berisha.

Sipas tij, pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët mbeten të pathyeshëm, e për këtë arsye Berisha vlerësoi të gjithë anëtarësinë.

"Pavarësisht se një pjesë e anëtarësisë nuk votoi për shkaqe burokratike, familjare, personale procesi i votimit ishte shumë i mirë", tha Berisha
.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media