BREAKING NEWS :
Home » , » Ushqimet qe demtojne zemren

Ushqimet qe demtojne zemren

Written By Unknown on Monday, July 22, 2013 | 4:03 AM



Ekzistojne ushqime te cilat mund te na ndihmojne qe te mbrohemi nga problemet e mundshme me zemren, megjithate ekzistojne edhe te tilla qe mund te shkaktojne probleme
Mishi i perpunuar ne menyre industriale
Salsicet, suxhuku, produktet e mishit te thare dhe proshutat, madje edhe ato te bera nga mishi i gjeldetit, ne vete permbajne sasi te madhe te nitratit, nitritit dhe natriumit, te cilet nderlidhen me problemet e zemres. Mishi i perpunuar ne menyre industriale gjithashtu permban nje perqindje te larte te yndyrave te ngopura dhe pak proteina, dukshem me pak se cilido mish i zakonshem qe mund ta pergatisni.
Mishi i kuq
Edhe pse mishi i kuq eshte me i shendetshem sesa ai industrial, kjo nuk do te thote se quhet tepruar, per shkak se ai permban sasi te medha te yndyrave te ngopura.
Ushqimi i ferguar
Disa restorante e perdorin vajin disa here para se ta heqin nga perdorimi, e nje gje e tille ben qe yndyrat me secilin perdorim te ri te behen gjithnje e me te ngopura.
Pica
Duke u varur nga fakti se ku e blini, vetem nje pjese mund te kete dy te tretat e sasise se rekomanduar ditore te yndyrave te ngopura. Edhe pse mund te duket se behet fjale per djathe te vertete, shume piceri perdorin produkte qumeshti te perpunuara ne menyre industriale.
Trans-yndyrat
Keto yndyra krijohen ne procesin,i cili ben qe vaji i bimeve te jete me i dendur. Trans-yndyrat nisin nivelin e LDL-se, ose kolesterolit te keq, derisa njekohesisht reduktojne nivelin e HDL-se, kolesterolit te mire. Edhe pse shume prodhues e zvogelojne sasine e trans-yndyrave ne produktet e tyre, ato edhe me tutje mund te gjenden ne disa margarina te caktuara.
Pijet e gazuara
Kur behet fjale per semundje te zemres, shume njerez mendojne ne kolesterol dhe yndyre, por edhe sheqeri mund te jete njejte i rrezikshem ne rast se konsumohet ne sasi te medha. Vetem nje pije e gazuar ne dite mund per 20 per qind qe ta rrise rrezikun nga pesimi i sulmit ne zemer.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media