BREAKING NEWS :
Home » , » Leng portokalli per te parandaluar plakjen

Leng portokalli per te parandaluar plakjen

Written By Unknown on Thursday, July 25, 2013 | 1:57 PM

Lëngu i portokallit është ideal për jetëgjatësi si dhe një aleat shumë i mirë kundër plakjes, duke reduktuar efektet e yndyrave dhe mbetjeve të ushqimeve të skuqura.
Sipas një studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, nga studiuesit e State University of New York me seli në Buffalo, renditen një sërë vetish nëse konsumohet një gotë lëng portokall.
Studimi në fjalë u zhvillua mbi 30 persona, duke treguar se shoqërimi i vakteve me një gotë lëng portokalli, pakëson krijimin e yndyrave në trup, si dhe zvogëlon sasinë e ushqimit që konsumohet.
E gjithë kjo meritë është falë elementëve që përmban lëngu i portokallit, antioksidantët dhe vitaminat që përmban, duke vonuar procesin e plakjes.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media